Rreth Qendrës Streha

Rreth Qendrës Streha
“STREHA” është qëndra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI në rastet e emergjencave në aspektin e strehimit.
Streha nisi aktivitetet e saj si projekt pilot që prej Dhjetor 2014 duke operuar si projekt pilot i përbashkët i dy organizatave kryesore akstiviste në fushën e të drejtave të komunitetit LGBTI. Që prej Nëntorit 2015, Qendra Streha  u themelua si entitet i pavaruar nga “Aleanca Kundër Diskriminimit
të LGBT” dhe “ProLGBT” (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT) në kuadër të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së konsolidimit të shërbimit për komunitetin  LGBTI  në risk.
Qendra “Streha” është një shërbim konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI 18-25 vjeç që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual.

Stafi
Qendra Streha ofron shërbim
ri-integrimi 24 orë në 7 ditë të javës për të rinjtë LGBTI të pastrehë dhe në risk përjashtimi social nëpërmjet 8 personave të stafit.

Kapaciteti 
“STREHA” ka një kapacitet prej 8 shtretërish dhe synon të ofrojë ndihmë dhe shërbim për të rinjtë LGBTI të pastrehë, si dhe punon për
ri-integrimin dhe fuqizimin e tyre si pjesë e shoqërisë.