Historiku

Dhjetor 2014:

Streha nis aktivitetin e saj si projekt pilot i dy organizatave aktiviste në fushën e të drejtave LGBTI , “Aleanca Kundër
Diskriminimit LGBT” dhe “Të bashkuar Pro Kauzës LGBT”.

Nëntor 2015:

Streha themelohet si OJF (organizatë jo fitim-prurëse) e pavarur.

Tetor 2016:

Steha siguron mbështetjen dhe bashkëpunimin me ERA LGBTI

Tetor 2017:

Streha starton projektin “Purple Door Project” në ndihmë të anëtarëve të komunitetit që ndiqet në distancë.

Janar 2018:

Streha lidh bashkëpunim të ngushtë me ILGA (International Lesbian, Gay, Bisexual,
Trans and Intersex Association).

Në vitin 2020 ne bëhemi 5 vjeç! Nëse ju keni qenë mbështetës, donator, patron, vullnetar apo përdorues i shërbimit, na kontaktoni:

sos@strehalgbt.al

info@strehalgbt.al

ndihme@strehalgbt.al

Dëshirojmë që me historitë, fotot dhe përfshirjen tuaj të bëheni pjesë e festimit të ditëlindjes tonë!

Impakti

Përse Streha?


Qendra Streha është një shërbim konkret i cili  i përgjigjet në mënyrë të menjëhershme dhe profesionale nevojave emergjente të të rinjve të komunitetit LGBTI për akomodim, ushqim, orientim drejt punësimit dhe formimit profesional, përfitimin e aftësive bazë, asistencë shëndetësore/ ligjore dhe këshillim psiko-social.


Ja se si Streha ka ndihmuar rastet e të rinjve LGBTI të pastrehë, të refuzuar, të abuzuar gjatë viteve:

 

Dhjetor 2014 – Nëntor 2015
4 5 2 1 12
Nëntor 2015 – Dhjetor 2016
7 8 4 4 23
Janar 2017 – Dhjetor 2017
6 9 0 4 19

Raste në distancë


Gjatë këtyre viteve shërbimi ynë ka ndjekur në total 13 raste në distancë, duke i ofruar atyre një shumllojshmëri shërbimesh nisur që nga mbështetja me paketë ushqimore, pagesë e qerasë së banesës, orientim drejt punësimit dhe formimit profesional si dhe këshillimeve psiko-sociale, vlerësuar kjo sipas nevojave individuale të secilit rast.

 

Rreth 67 të rinj LGBTIQ janë mbështetur nga Streha përgjatë viteve 2014- 2017.


Për të zbuluar më shumë mbi impaktin e punës tonë, mund të shkarkoni një kopje të raportit vjetor .

 

Programi i përfshirjes së të rinjve

 

 Programi i shërbimit rezidencial

Streha i përgjigjet në mënyrë imediate të rinjve LGBT me emergjenca në strehim, duke garantuar akomodim të sigurt në ambjentet e rezidencës sociale, plotësim nevojash bazë, këshillim psiko-social,  aftësim për jetën dhe  mbështetje drejt ri-integrimit nëpërmjet shërbimeve të mëposhtme

Programi i ndjekjes së rasteve në distancë

Me anë të këtij programi Streha synon të mbështesë të rinjtë LGBTI me nevoja dhe dinamika të ndryshme, përtej kapacitetit aktual të rezidencës, që kanë të zgjidhur çështjen e strehimit, apo që nuk plotësojnë kriterin e moshës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shumë – disiplinare dhe monitorimit të vazhdueshëm në distancë nga punonjësi i rastit, me synim integrimin e tyre si të barabartë në shoqëri.

 

Programi i koordinimit në terren

Nëpërmjet programit të koordinimit në terren Streha synon të ndikojë në identifikimin dhe  referimin e rasteve në nevojë, duke prezantuar dhe ofruar shërbimin në institucione të nivelit qëndror dhe vendor si dhe nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me komunitetin.

 

Nëse jeni të interesuar për t’u bërë pjesë e programit tonë të të rinjve, na shkruani në adresat tona të e mail-it:

sos@strehalgbt.al ;

info@strehalgbt.al ;

ndihme@strehalgbt.al .

Partnerët

Qendra Streha është mbështetur nga individë dhe organizata që kanë siguruar mbështetje teknike, morale, etj.. U shprehim mirënjohje partnerëve tanë  me mbështetjen e të cilëve u krijua Streha: Assist Impact përmes USAID dhe Albert Kennedy Trust.

Një pjesë e madhe e suksesit tonë i atribuohet mbështetësve tanë, të përkushtuar dhe të angazhuar ndaj nesh:

Fondacioni ASTREA, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, Ambasada e SHBA-ve, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, ProLGBT (Të Bashkuar Pro Kauzës ProLGBT), Bashkia e Tiranës, Planet Romeo Foundation, ILGA EUROPE, ERA(Equal Rights Association).

Kërkime

Fushata

Një nga kërcënimet më të mëdha të të drejtave të personave LGBTI është të qenit i pastrehë dhe i përjashtuar. Streha ndihmon në parandalimin e këtij kërcënimi sepse:

Ofron një Strehë të sigurtë për një periudhë të qëndrueshme kohore.

Ofron shërbime të cilat synonjë vetëfuqizimin dhe ri integrimin e këtyre individëve për të qenë qytetarë të denjë për veten dhe për shoqërinë.

Rrit ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi çështjet LGBTI.

 

Ndër fushatat më të suksesshme që Streha ka ndërmarrë  për përmbushjen e këtyre objektivave janë mbrëmjet gala:

 

“Një shtëpi, shumë zemra”, Gala 2015

Në datë 16 Maj 2015 u zhvillua mbrëmja e parë gala në Hotel “Rogner”, me pjesëmarrje të 122 personave nga përfaqësitë diplomatike, shoqëria civile dhe bota e artit.  Kontributet shkuan për rritjen e fondeve të Strehës.Kliko këtu

“Përqafo Diversitetin, mbështet progresin”, Gala 2016 

Në datë 20 Maj 2016 u zhvillua mbrëmja e dytë gala, te Pallati i Brigadave.  Kontributet e grumbulluara nga mbrëmja gala, shkuan në shërbim të të rinjve LGBTI që strehohen në Strehë dhe mbështeten në distancë.Kliko këtu

“Përqafo Diversitetin, mbështet progresin”, Gala 2017

Në datë 19 Maj 2017 u zhvillua mbrëmja e tretë gala, në ambientet e Pallatit të Brigadave me pjesëmarrjen e 186 aleateve dhe anëtareve të komunitetit. Kontributet e pjesëmarrësve shërbyen për rritjen e fuqizimit të të rinjve LGBTI të pastrehë.Kliko këtu

Kontributi juaj mund të bëjë diferencën për të rinjtë LGBTI të pastrehë. Mund të dhuroni.
Për transferta bankare: Na kontaktoni në adresat tona të E-mail-it për të dhënat tona bankare.

Shërbimet

Stafi i Strehës përbëhet nga specialistë  të fushës që ndihmojnë në:

Ne kemi grupin e Ambasadorëve të rinj, që janë strehuar më parë te Streha dhe janë integruar me sukses në shoqëri.

Ne dëshirojmë të ndajmë punën dhe njohuritë tona mbi fushën, prandaj zhvillojmë aktivitete dhe  evente të ndryshme. Kemi zhvilluar dhe ndarë përvojën tonë me anë të iniciativave në nivel lokal dhe kombëtar. Jemi bërë pjesë e iniciativave ndërkombëtare për të ndihmuar rrjetin e komunitetit LGBTI në rajon dhe më gjërë.

Konsulenca

Streha ka ndihmuar për zgjerimin e Strehëzave në rajon. Specialistët e shërbimit të Strehës në Shqipëri, trajnuan një grup profesionistësh për hapjen e Strehës së parë në Maqedoni gjatë muajit Mars 2017.

Vizioni, Misioni dhe Vlerat

Vizioni ynë: Integrimi më i gjerë i sa më shumë individëve nga grupi LGBTI, në një shoqëri më të lirë, të hapur, të barabartë, më gjithëpranuese dhe gjithëpërfshirëse për personat me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm.

Misioni ynë: Mbështetja e të rinjve LGBTI nëpërmjet programeve e shërbimeve shumë-disiplinare që fuqizojnë këta të rinj për kapërcimin e barrierave e vështirësive të ndeshura nga familja e shoqëria me synim integrimin e tyre si të barabartë në shoqëri.

 

Objektivat  strategjikë:

Advokim strategjik

Mbështetja e rritja e kapaciteteve të grupit LGBTI

Zhvillimi dhe rritja e gamës së shërbimeve

Shëndeti dhe mirëqenia

Edukim dhe trajnim

Evente promovuese dhe aktivitete për ngritjen e fondeve

Vlerat tona:  

Shërbimi unik

Stafi i kualifikuar dhe me eksperiencë për fushën

Respektimi dhe garantimi i personalitetit të individit

Mosdiskriminimi

Shërbime integruese, plotësuese

Universaliteti

Partneriteti

Transparenca dhe paanshmëria

Fuqizimi dhe integrimi

Ekipi i Strehës

Web Streha u mundesua nga UK Embassy dhe Bashkia Tiranë.

Albanian