Emergjenca

Jeni në rrezik të menjëhershëm?
Nuk dini si të veproni? Telefononi 112.
Streha mund t’ju ofrojë këshilla për strehim në këtë numër:
+355 69 98 39 189

Kërko ndihmë

Qendra Streha mbështet të rinjtë LGBTI që janë të pastrehë ose pjesë e një mjedisi armiqësor, të gjejnë një vend të sigurt, të edukohen, të punësohen, të ri-integrohen në shoqëri e të forcojnë identitetin e tyre.

Identifikohesh si LGBTI? Je 18-25 vjeç? I/e pastrehë dhe në rrezik? Jeton në një mjedis armiqësor dhe abuziv?

Nëse po, ne mund t’ju ndihmojmë:

  • Të gjeni një vendqendrim të sigurt në rast emergjence.
  • Të keni mbështetjen e specialistëve tanë.
  • Të zhvilloni aftësi, të identifikoni e të arrini qëllimet tuaja.

Këtë e arrijmë sëbashku, duke ofruar:

  • Mundësi për këshillim nga specialistët e Strehës.
  • Lidhje e drejtpërdrejtë për këshillim individual me një prej mentorëve tanë.
  • Vlerësimin e nevojave dhe përkahjen me shërbime specifike.
  • Mundësi për zhvillimin e aftësive, eventeve dhe rrjetit individual të mbështetjes në funksion të fuzimimit vetjak

Për të specifikuar se si mund t’ju ndihmojmë më mirë, përcaktoni llojin e ndihmës:

Na telefononi +355 69 98 39 189

Ndihmë emergjente telefono 112          

Kërkoni mbështeje online

Formular Online

Referimi

Ne vlerësojmë seriozisht çdo referim!

Në fazën paraprake, nëse shërbimi ynë është i përshtatshëm për ju, ne do ju ftojmë në ndjekjen e  procesit të vlerësimit me anëtarë të stafit, për të diskutuar mbi situatën dhe rrethanat e problemit të strehimit tuaj. Nga ky moment, stafi ynë do t’ju ofrojë mbështetje, këshilla dhe orientim. Ky proces mund të përfshijë:

  • Plotësimin e formularëve
  • Takim me ekipin vlerësues
  • Akomodim të menjëhershëm

Ne mund t’ju referojmë edhe në Programin e Mentorimit (duke përfshirë bisedën live – chat). Mund të diskutojmë për referime potenciale edhe në zona të tjera mbështetjeje dhe kujdesi . Për këtë do të dikutohet me ju paraprakisht dhe do të vendoset bazuar në situatën individuale.

Nëse po mendoni rreth hyrjes në Strehë, dokumentacionet e mëposhtme mund t’ju lehtësojnë procedurat e strehimit:

  • Foto personale, pasaporta, patenta
  • Karta e shëndetit
  • Llogaria bankare (aktive prej të paktën 3 muajsh)
  • Dhënia e informacioneve te stafi i Streha-s për 2 persona që ju kanë referuar (punëdhënësi, mjeku, mësuesi, punonjësi social, institucioni)

Edhe nëse nuk i keni këto dokumenta, sërish mund të na kontaktoni.

Për referimin online te Streha, klikoni këtu:

Formular Online

Shtëpia e sigurt

Shtëpia e parë për strehimin e të rinjve LGBTI kur ndiqen në distancë është Shtëpia e sigurt. Në këtë shërbim, të rinjve u ofrohet siguri dhe hapësirë për strehim, punësim, trajnime, aktivitete, ndërkohë që mësojnë të jetojnë të pavarur  duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme për ecurinë e tyre. Qëllimi i iniciativës për Shtëpia e sigurt është ofrimi i asistencës për të rinj LGBTI që kanë nevojë për ndihmë mbi fuqizim dhe ri-integrimin në  shoqëri si qytetarë të denjë.

Kjo asistencë ofrohet për përfitues në kushtet e tejkalimit të kapacitetit maksimal të akomodimit në Strehë,  që përfundojnë kohën e qëndrimit në shërbim, që nuk përmbushin kriterin e moshës së pranimit, dhe/ose nuk kanë kanë nivel të lartë risku për t’u integruar. Vlerësimi kryhet rast pas rasti nga ekipi multidisiplinar.

Na vini në dijeni nëse jeni partner ose dhurues potencial:

sos@strehalgbt.al info@strehalgbt.al ndihme@strehalgbt.al .

Nëse ju nevojitet mbështetje, kërkoni ndihmë.

Mbështetje online

Nëse jeni i/e re LGBTI dhe keni nevojë për mbështetjen e dikujt, mund të flisni me një nga mentorët tanë online.

Nëse keni një shqetësim, pyetje, dyshim, sfidë, interes, mundësi, mentorët tanë të specializuar janë të gatshëm të eksplorojnë me ju gjithë të mësipërmet. Mund të komunikoni me anë të bisedave në chat, mesazheve, telefonatave, video-telefonatave.

Për të vendosur kontakt me mentorin, plotësoni :

Fomulari i Aplikimit

Nëse jeni në kërkim të një bisede për intervistën e ardhshme të punësimit ose për disa sesione se si mund të dilni hapur (për orientimin seksual) te familja juaj, mund t’ju ndihmojnë mentorët tanë. Mund të ndani me ta çfarëdo që dëshironi dhe pavarësisht rëndësisë së çështjes, mentorët tanë do t’ju asistojnë për çdo pyetje apo shqetësim që keni. Mentorët janë të trajnuar për t’ju ndihmuar në eksplorimin e këtyre çështjeve:

  • Strehimi dhe akomodimi
  • Zhvillimi i aftësive
  • Dalja hapur/ deklarimi i orientimit seksual te familja dhe miqtë
  • Ngacmimet, talljet dhe abuzimet
  • Kujdesi për mirëqenien
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me të tjerë
  • Gjetja e shërbimeve lokale dhe gjetja e grupeve të ngjashme
  • Tjetër

Mentorët tanë nuk janë të disponueshëm online gjatë gjithë kohështrirjes së ditës, prandaj lind nevoja që sesionet këshilluese të planifikohen më herët. Nëse ju nevojitet ndihmë urgjente, për mendimet vetë-vrasëse ose rrezikun që ju kanoset, klikoni këtu: Emergjenca.

Mentorim

Nëse keni një shqetësim, pyetje, dyshim, sfidë, interes, mundësi, mentorët tanë të specializuar janë të gatshëm të eksplorojnë me ju gjithë të mësipërmet.

Mentorët e Qendrës Streha ju ndihmojnë të vendosni qëllimet e rëndësishme për ju, të cilat jo domosdoshmërisht duhet të lidhen me gjininë dhe orientimin tuaj seksual. Çdo individ është i ndryshëm por disa nga temat që mund të punoni sëbashku, janë:

  • Strehimi dhe akomodimi
  • Vendosja e lidhjeve me shërbimet lokale dhe grupet e ndryshme
  • Zhvillimi i aftësive
  • Të kuptuarit e identitetit tuaj
  • Dalja hapur/ deklarimi i orientimit seksual te familja dhe miqtë
  • Përballimi i ngacmimeve, talljeve, abuzimeve
  • Arritjet në punë
  • Përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenia emocionale
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me të tjerë

Mentorimi ballë për ballë

Nëse ndodheni në Tiranë apo në rrethet e shqipërisë, mund t’ju mundësojmë takimin me një nga mentorët tanë. Mund të takoheni me të sipas një axhende të caktuar me marrëveshje të përbashkët. Plotësoni formularin e aplikimit për bisedë të drejtpërdrejtë me mentorin.

Formulari i Aplikimit

Mentorimi online

Pavarësisht vendndodhjes tuaj në shqipëri, mentorët tanë do t’ju ofrojnë mbështetje online të vazhdueshme, duke ju lidhur me shërbimet pranë zonës tuaj. Klikoni këtu për të mundësuar komunikimin online me një mentor:

Kontakto

Web Streha u mundësua nga UK Embassy dhe Bashkia Tiranë.

Albanian