Dhuro

Qendra Streha dëshiron që eventi të jetë argëtues por prioriteti ynë mbetet siguria dhe mirëqenia. Ju lutem ndiqni udhëzimet dhe rregullat që lidhen me dhurimin e fondeve, përfshirë dhe rregulloren për shëndetin dhe sigurinë, që zbatohet në rastet e organizimit dhe zhvillimit të eventeve.

Përgjegjësia – Kur dhuroni fonde për Streha-n, sigurohuni që fondet janë specifikisht për Qendrën Streha dhe se aktiviteti po zhvillohet në nivel individual. Ne nuk jemi përgjegjës për eventin dhe personat pjesëmarrës në aktivitet.
Shëndeti & siguria – Sigurohuni paraprakisht që eventi të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e personave pjesëmarrës. Vlerësoni rreziqet e mundshme, kini parasysh çfarë mbulojnë sigurimet dhe lejet që duhet të siguroni nga autoritetet e tjera.
Në reklamimin e eventit, specifikoni nëse të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë për Qendrën Streha apo vetëm një pjesë e tyre.

Mblidh Fonde

Bëj një donacion.

Për transferta bankare: Na kontaktoni në adresat tona të e- mail-it për të dhënat tona bankare.
Donacionet tuaja do të shërbejnë për të ndihmuar të rinjtë LGBTI që po kalojnë periudha të vështira.

Kontribuo në eventet e bamirësisë së Streha

Mbrëmja Gala – Një event bamirësie që zhvillohet në muajin maj të çdo viti e që ka për qëllim mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të të rinjve LGBTI të pastrehë. Ky event i organizuar nga Streha mirëpret çdo vit shqiptarë e të huaj, aktivistë, diplomatë e artistë.
Pazari i Përvitshëm Ndërkombëtar i OSAAB – Zhvillohet çdo vit në muajin dhjetor dhe ekspozon punime artizanale të përfituesve të Strehës. Për një shumë modeste mund të keni një kujtim të bukur dhe kontributi juaj shkon për sigurimin e mirëqenies të të rinjve LGBTI të pastrehë.
Sapo të keni informacion për eventin ku dëshironi të kontribuoni, na kontaktoni në e-mail për të dhëna të mëtejshme: sos@strehalgbt.al info@strehalgbt.al ndihme@strehalgbt.al .

Kompanitë partnere

Pa ndihmën dhe mbështetjen e kompanive, Streha nuk do të mund të vazhdonte punën e saj me të rinjtë LGBTI.

Bëhu pjesë e aksionit!

Lër trashëgimi

Çdo formë kontributi do të përmirësonte një copëz të jetesës së të rinjve që janë pjesë e shërbimit, ndaj mos nguro të dhurosh çafrë mundesh veshmbathje, libra, mjete e sende shkollore etj. Bëni një dhuratë që do të mbetet si trashëgimi për të rinjtë që po kalojnë kohë të vështira.Kontributi juaj ka vlerë!Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme në lidhje me format e kontributit, na kontaktoni në: sos@strehalgbt.al info@strehalgbt.al ndihme@strehalgbt.al

Për transferta bankare: Na kontaktoni në adresat tona të e- mail-it për të dhënat tona bankare.

Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në: sos@strehalgbt.al info@strehalgbt.al ndihme@strehalgbt.al

Vullnetarizmi

Ne besojmë dhe vlerësojmë kontributin njerëzor!

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e rrjetit mbështetës duke u ofruar si vullnetar apo duke dhuruar donacione, na kontaktoni. Ne do t’ju informojmë nëse kemi mundësitë e duhura që ju të përfshiheni.

Për të qenë vullnetar i Strehas-s, duhet të ndiqni disa hapa:

  • Kontrolloni listën e pozicioneve të lira të vullnetarëve
  • Plotësoni formularin online
  • Një anëtar i stafit të Streha-s do t’ju orientojë më tej

Apliko

Ne ju sigurojmë:

  • Do i kushtojmë rëndësi aplikimit tuaj dhe do t’ju kontaktojmë brenda 14 ditësh
  • Do të nisim procesin e përfshirjes tuaj brenda 21 ditëve që nga marrja e një përgjigjeje pozitive
  • Në varësi nga pozicioni, do t’ju përfshijmë si vullnetar brenda 6 javëve nga pranimi

Web Streha u mundesua nga UK Embassy dhe Bashkia Tiranë.

Albanian